Siljanovska Davkova nga Berlini: Nevojitet një plan i ri Marshall për Ukrainën e shkatërruar

Siljanovska Davkova nga Berlini: Nevojitet një plan i ri Marshall për Ukrainën e shkatërruar

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mori pjesë në Konferencën për rindërtimin e Ukrainës, e cila po mbahet në Berlin.

Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, Siljanovska Davkova theksoi nevojën për një lloj të ri të planit Marshall për Ukrainën e shkatërruar dhe domosdoshmërinë e investimit jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe energjetike, por edhe në infrastrukturën njerëzore, arsimore, sociale dhe normative.

Rindërtimi i Ukrainës, sipas Presidentes Siljanovska Davkova, është edhe rindërtim i solidaritetit dhe ndjeshmërisë evropiane dhe botërore.

Ajo shprehu shpresën se e ardhmja e Maqedonisë dhe e Ukrainës do të jetë në Bashkimin Evropian.