Vitamina D3, e njohur si cholecalciferol, është një formë e vitaminës D e prodhuar nga lëkura gjatë ekspozimit në diell.
D3 preferohet nga format e tjera të Vitaminës D pasi është forma specifike që prodhon dhe vetë trupi i njeriut dhe kësisoj më efektive se D2 që gjendet në shumë suplemente të tjera.
Osteocare Liquid kombinon me kujdes kalciumin me ko-faktorët duke përfshirë vitaminën D, zinkun dhe magnesiumin. Të gjitha ndihmojnë ne mbajtjen në normalitet të kockës.
Është shumë e rëndësishme që meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave të kujdesen që marin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D.
Studimet tregojnë që praktikat e mira që në moshë të hershme si në sasinë e kalciumit ashtu dhe të elementeve gjurmë, kontribuojnë në zhvillimin, shëndetin dhe mineralizimin e kockave.
Masa maksimale e kockave e arritur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e kockave në vitet në vijim.
Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që individët mbi 65 vjeç duhet të marin një dozë prej 10mcg vitaminë D në ditë.
Kalciumi është vital për femrat më në moshë.
Të dy gjinitë humbin masë kockore me kalimin e viteve por pas menopausës femrat zakonisht humbin masë kockore shumë më shpejt se meshkujt.
Femrat pas menopausës kanë rrezik më të madh për të humbur masë kockore për 3 arsye kryesore :
Përmbajtja minerale e kockave është më e vogël tek femrat se tek meshkujt
Doza e kalciumit e marrë nga dieta zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës
Shpejtësia e humbjes së dendësisë së kockave rritet me menopausën.
Kjo formë e lëngshme është ideale për ato që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave.
Lehtësia në konsumim dhe shija e këndshme e bën këtë formë të përshtatshme për të gjithë moshat dhe veçanërisht për fëmijët.
Pa yndyrna apo nënprodukte të qumështit
Osteocare Liquid nuk përmban nënprodukte qumështi apo yndyrna.
Është ideal për ato që konsumojnë qumësht soje dhe dëshirojnë të shtojnë në dietën e tyre kalcium dhe magnesium.
Osteocare Liquid është gjithashtu i përshtatshëm për vegjetarianët.
PërdorimiTë rriturit: 2 lugë çaji 2 herë në ditë.
Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji: 2 lugë çaji 2 herë në ditë.
Fëmijët (3-12 vjeç): 2 lugë çaji në ditë.
Ideale është marrja bashkë me ushqimin.
Pas hapjes ruhet 2˚C-8˚C deri në 8 javë.
Paketimi 200ml
Prodhuesi (VITABIOTICS)