Përplasjet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Meta: Duan t’i mbyllin gojën opozitarizmit

Përplasjet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Meta: Duan t’i mbyllin gojën opozitarizmit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se mazhoranca kërkon t’i mbyllë gojën opozitarizmit, duke iu referuar tensioneve të djeshme mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Sipas Metës, prej asaj ngjarjeje, zëri i opozitës do të jetë 10 herë më i fortë.

“Ata goditën Tedi Blushin, se duan t’i mbyllin gojën opozitarizimit edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pasi u kishin mbyllur gojën atyre që u morën votat opozitës në ato zgjedhje që u blenë, u dhunuan.

Por ata nuk e kanë target Tedi Blushin për këtë arsye, që denoncon i pari. Duan të vrasin opozitarizmin dhe patriotizmin. Edhe socialistët e ndershëm do ta braktisin Ramoviçin dhe protesta do të ketë përshkallëzim.

Zëri ynë do të jetë 10 herë më i fortë pas kësaj që ka ndodhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

Një kriminel vete me xhup mes vapës se ka frikë nga krimet që ka bërë. Ndaj e theksoj edhe njëherë, morri që kreu atentatin dje dihet se kush është. Tre porositësit nuk kemi nevojë të na i ritregojë morri, se e dimë kush janë”, u shpreh Meta.